>
LETERSISHQIP
Donald Bezhani

Arti I Fjales

Fjala, sa e ëmbël dhe sa e brishtë
Një nevojtate që kurrë s'e pamë
Ngaherë e bukur, ngaherë e trishtë
Herë, një lajkatare që s'gjenë anë.

Eh sa e dashur, e ëmbël mjaltë
Eh sa e rëndë tek vret si plumbi
Dhe sa e ndyrë, mbulon me baltë
Por, dhe shpresëtare si pëllumbi.

Shpesh neveri, refren mërzitës
Pikon pa reshtur e s'ka të ndalë
Shpesh dashuri, sinjal buçitës
Tryeza që zemrat i vë përballë.

Fjala, burimi nga lindi kjo bot'
Shkaku i çdo mirësie dhe ligësie
Arsyeja për të cilën luftojmë fort
Të shprehemi me copëza urtësie.