>
LETERSISHQIP
Donald Bezhani

Shqipëtar..!

Shqiperin' e morën horrat,
e mbajnë zvarrë.
Shqipëtar, mos fli, po zgjohu
or shqipëtarë!

Mjaft je shitur e je blerë,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lerë
dhe tek heq.

Të ka dhënë Perëndia
vend t'bekuar,
si s'të lodhi varfëria,
o i uruar!

Erdhi dita të ngresh kokë,
të kërkosh
qeveritarë e prokurorë
bashkë ti rrëzosh!

E mos bëni siç keni bërë
gjithmonë,
por të ngrihemi që të tërë
t'na dëgjojnë!

Mjaf gënjeshtra e tradhëtira
kemi duruar,
S'bëhet Shqipëria me këto partira
pa i shkrumuar!

Ky Vetting me komunista
do dështojë,
demokratë dhe socialista
janë njësoj..
***
Ndaj, ti djegim 'plehrat' nga t'parët
opozit' e qeveri.
Të vendosin vetë shqipëtarët
për Shqipëri.
***
Socialistë e demokrat'
jemi keq!
Të ngrihemi pa e zgjat'
djem e pleq!

Të ngrihemi të demostrojmë
se jemi t'pandarë
Shqipërinë tonë të çlirojmë
nga k'ta 'pronarë'...

| Poezi nga: Andon Z. Çajupi
Përshtati: D. Bezhani - 08.04.2018 |