>
LETERSISHQIP
Donald Bezhani

Nje Veze Gjeli

Na u mblodhnë n’Honlulu
I gjithë fisi, pleq e f’mi
E nisnë me kuvendu
Të vendosin një ‘pari’.

Më parë s’njihnin si kësi
S’kishin parë ç’fuqi kishin
Ndaj, për një vez çdo njeri
Vendosën ‘pulën’ të zgjidhshin.

Zgjodhnë pulën më të mirë
E vendosnë n’furriq me arë
Për të ngrënë e për të pirë
Fisi nxirrte margaritarë.

Nisi pula ka, ka, ka
Ka, ka, ka e ki, ki, ki
Kakariste sa më s’ka
Nat e ditë, e përsëri.

Nisi fisi vallen mori
Mori vallen tërë hare
S’ka si pula jon asnjori
S’ka mor s’ka në këtë dhe.

Ka, ka, ka e ki, ki, ki
Mirpo vallja në mess ngeli
Ka, ka, ka e ki, ki, ki
Është pula, a është gjeli?

Kakariste natë e ditë
Kakariste çdo mëngjes
Ngeli fisi duke prit
Po nuk doli asnjë vez.

Pula kështu ish mësuar
Pula na e kish hallall
Në atë furriq të modernuar
Kakaristë si papagall.

E, Honluluja 20 vjet
Priti vezën e një shprese
Priti vezën e vërtet
Trashëgim të një kalese.

Edhe sot e njëjta gjë
Ka, ka, ka e ki, ki, ki
Çirret pula me plot zë
Veza, ëndërr përsëri…