>
LETERSISHQIP

E Shkuar

Sa herë thoje se më doje,
unë bëhesha e gjitha një zemër brenda teje,
bëhesha një dashuri e rrjedhshme
nëpër dejet e tua,
dhe ti, zbardhje netet,
vargje bëje për mua!
Pastaj më thoje:
“dashuria i bën të gjithë njerzit të shkruajnë poezi”.
por asnje poet në bote, s’dinte të dashuronte si ti;
Ndërsa unë,
të adhuroja në heshtje, pa të thëne kurrë
“Të dua”
Por ti, dije të lexoje ҫdo fije floku tek mua,
Ti më lexoje ҫdo qelizë të epidermës!
dhe ҫdo levizje të buzëve.
Ndersa mua, me mjaftonte veshtrimi…
Sa here shiheshim në sy,
Ata merrnn të njejtën ngjyrë.