>
LETERSISHQIP

Letër Në Gonxhë

Ai shetiste me sy, mbi fytyrën e saj të embel, me nje vështrimin të butë e ndoshta pak të ndrojtur.
Qendroi tek sytë dhe iu be se takoi pranverën, aq sa i erdhi të shlodhej në ata livadhe të blertë.Pastaj, zbriti në bardhësinë e faqeve te saj dhe mbeti tek cepi i buzës, ku gjithnjë i ravijezohej një buzqeshje, si peng i nje brenge, i nje dhimbje apo i nje dashurie te pafat..!
U ndal aty gjate.Po sikur ta puthte?
Atij i pelqente ajo buzqeshje e krijuar aty ne ate cep buze, por donte ta shihte te shtrire ne te gjithe buzen e saj, ne te gjithe fytyren.
Ajo vazhdonte fliste me duar, pa u ndalur dhe ndoshta ia lexonte edhe mendimet, por…
Pastaj i erdhi të mbështeste kokën në zërin e saj dhe të dëgjonte melodinë e marsit, me të gjitha ngjyrat e natyrës:
E kaltra, roza, e bardha, e blerta, dhe shume ngjyra te tjera te pazbuluara ende ishin aty, aq afer tij.
Dielli u duk se kishte braktisur qiellin, dhe i kishte ardhur akoma me afer.Ai Ishte ulur ne floket e saj, qe valeviteshin si rreze ne ate puhize mengjesi.
Cfare arome mund te kene floket e saj-pyeti ne heshtje veten.
Mund ta ndiente aromen e dilellit po t’i afrohej pak, vetem pak, po kishte aq frike se mos prishte ate magji te vogel..
Ndoshta nuk degjonte asgje nga ato qe i thoshte ajo, vetem degjonte si nje melodi fjalet e saj, qe shoqeronin mendimet e tij.
Pastaj prape ajo buzqeshja aty në atë cep buze si një gonxhe..
S’duroi.
U afrua e puthi lehtë faree.
I pershperiti :Ajo gonxhe kish nevojë të çelë…