>
LETERSISHQIP

Pa Kuptuar

S’di nga mi gjen burimet e shpirtit,
dhe s’di, si m’shterrojnë para teje
Tan’ krojet e mendjes!
E rrjedh pastaj si don vetë;
Pa m’pyet mue, për dreq…!
E merr me vete ç’ka gjen rrugës
dyshime, dyzime, hamend’sime.
Mi mbyt në tëndin përrua,
Dhe shfaqesh me zhurmë tek mua,
si një tërmet shtatë ballë,
sa s’mundem me t’ ba ballë….!