Drita Lushi
Ngatërrestare
Shpesh, më pëlqen të luaj
Duke të të ngaterruar;
Ashtu si humbet gishtat ti
Nëpër flokët e mi
Jam përpjekur të të ngatërroj
ditët, në të gjitha stinët;
Të kam folur për pranverën në vjeshtë,
Dhe n’ dimër të kam sjellë detin në sy;
Të kam ngatërruar nëpër vargje,
Duke kërkuar më kot veten, "jam këtu, apo aty"?
Të kam ngatërruar sa herë të kam thënë
"të dua:
Dhe sa herë të kam thënë
"…s’të dua".
Por, kur qëllon vështrimi na
puthet në sy…,
S’ka më NgAtËrrEsTaRe;
Ndihem dyfish ngatërruar nga Ti…!
Duke të të ngaterruar;
Ashtu si humbet gishtat ti
Nëpër flokët e mi
Jam përpjekur të të ngatërroj
ditët, në të gjitha stinët;
Të kam folur për pranverën në vjeshtë,
Dhe n’ dimër të kam sjellë detin në sy;
Të kam ngatërruar nëpër vargje,
Duke kërkuar më kot veten, "jam këtu, apo aty"?
Të kam ngatërruar sa herë të kam thënë
"të dua:
Dhe sa herë të kam thënë
"…s’të dua".
Por, kur qëllon vështrimi na
puthet në sy…,
S’ka më NgAtËrrEsTaRe;
Ndihem dyfish ngatërruar nga Ti…!