>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Erdhi Dashuria!!

Petalet e njoma të dashurisë..
u hapën për mua këtë mëngjes..
ashtu si gonxhja e trëndafilit..
kur bien mbi të ca pika vesë!!

Dhe zemra kërcen një valle të re..
që nuk mësohet asgjëkund...
shpirti këndon të vetmin refren...
dhe gotat e gazit I kthen me fund!!

Dielli I thyen kanatet e zemrës..
dhe depërton nga skaji në skaj...
si mundem ti vë gjithkësaj një emër...
dhe mos ta ndjej veten në faj???!!

Kushdo që e provoi dashurinë..
u deh nga nektari I saj I pafund
dhe zemra krenare lartësohet...
sikur një flamur, që era e tund!!!!\