>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Fati S'na Do Të Gjithë Njëlloj

Një sërë mendimesh në kokë më rendin...
në vijmë në botë vetëm një herë..
e jetojmë jetën si ne e duam...
apo asgjësë i japim vlerë???!!!

E ngjyejmë botën me ngjyra plotë...
a grija e errët na sundon..., , ,
i hapim sytë me gjithë dëshirë..
a mallkojmë ditën që na zgjon???

Se fati s'na do të gjithë njëlloj...
kur disa zgjohen, ai fle gjumé..
kur ata rropaten në rrugët e jetës..
ai gërhin edhe më shumë!