>
LETERSISHQIP

Prekmi Ëndrrat!

Në akoma më mendon..
dhe nga zemra s'më ke nxjerrë..
hajt të lutem sa s'është vonë..
frymën e fundit mos ma merr!!

Nuk do flas për të kaluarën..
s'do kërkoj kush kishte faj..
s'do gjykoj e s'do mallkoj..
atë që deshi të na ndajë..
vetëm lotin hajde thama..
që sytë më mos të mi lajë!!

Eja etjen të ma shuash..
sepse buzët më janë çarë..
nga fillimi të më duash..
sikur më njeh për herë të parë!!

Ëndrrat dua të mi prekësh..
të më sjellësh prapë në jetë..
në kët'botë të gënjeshtërt..
vetëm ti je i vërtetë!