>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Aty Ku Shpirti Të Qetësohet

Do të marr në udhëtime ...
aty ku shpirti të qetësohet..
dhe në s'do kjo vetja ime...
do ta bëj të nënshtrohet!!

S'mund të mbetem krejt I vetëm..
nuk më shkon melankolia..
se aty ku ndodhesh ti..
ka shtëpinë lumturia!!

Përmbi supe do të mbaj..
porsi Toka qiparisin ..
dhe çdo gjë të jetë shkatërruar..
nga e para prapë t'ja nisim!!!

Do të marr në udhëtime..
aty ku bluja nuk ka fund..
se një zemër të dashuruar...
s'ka armik që ta mund.