>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Nuk Dua Më Të Vdes!

Një ditë e re i hapi sytë..
dhe e la natën në vetmi..
ikja jote më s'më mbyt..
se njoha tjetër dashuri!!

Mësova veten të adhuroj..
si një gur të rrallë, të çmuar..
për asnjë më s'do lotoj..
që shpirtin ma ka trazuar!!

Dhe do eci me kokën lartë..
siç i ka hije një princeshe..
nuk do flas më për ty..
nuk do pyes pse s'më deshe!!

Do ti kyç gjithë kujtimet..
në qelinë më të errët..
dhe do ti them zemrës time..
mos u merr me të mjerët!!

Mos u kthe nga rrugë e largët..
mos mendo se do të pres..
tani që njoha veten time..
nuk dua më të vdes!