>
LETERSISHQIP

Fajtore Nuk Ishe Ti

Netë pa gjumë u treta..
ty duke të pritur..
në botë i vetëm mbeta..
yll në tokë i zbritur!!!

Dhe shihja nga dritarja..
çdo hije që kalonte..
por ecnin si të çmendur..
asnjë tek unë s'ndalonte!!

Luftoja unë me zemrën..
që për ty lëngonte..
kur ti nuk do t'ja dish..
ajo përse të t'donte??!!

E qartë që ti s'besove..
kurrë në dashuri..
por me mua ç'dreqin doje..
mos të isha gjë borxhli?!!

Dhe prisja orë të tëra..
të shfaqesh e penduar..
i ulur në dritare..
me një gotë verë në duar!!

Por ti nuk erdhe kurrë..
të më shihje drejt në sy..
që ëndrrat mu shkatërruan
fajtore nuk ishe ti!!!