>
LETERSISHQIP

Çfarë Kërkova

Unë çfarë kërkova
nga dita ime?
pak ty
në sirtaret e mia
një bluzë ose shall
të hedhur tek unë
të ngatërruar me boshatisjen
që më shkakton
mall.
Çfarë kërkova unë
nga nata ime
një yll më tepër
për çdo dëshirë më pe
një shenjë parfumi tëndin
pas teje
nëpër shtëpi
ose më mirë
mbi jastëk.
Çfarë kërkova nga vetja
një rreth të vogël
te tejmbushur
me caqe që nuk
më kapërxenin mua
fije floku nëpër shtëpi
kollë cigareje
sa herë të më thoje
të dua...
Doja
ti të më thoje
"natën" shpirt
edhe të mos më flisje
ditët kur ne ziheshim
kur të më urreje
po doja të ishe gjithmonë
ti ai...
që do të flije pranë meje.
Doja të bëhej
gjithmonë
çfarë mua më shkrepej
dhe kur ti
me përgjërim
më thoje "mos më plagos"
të më mbysje në puthje
kur të të tekej
dhe unë mos të të thoja
kurrë "mos".
Doja të mos harroje
për ditëlindje të më dërgoje
lule
dhe tonat përvjetore
ti kujtonim si dikur
ti do ishe gjithmonë
në zemrën time mbret
dhe unë e dashurisë sonë
shërbëtore.
Doja të jetoja
brenda një shtëpie
prej xhami
të binte shi jashtë
dhe brenda unë e ti
ditë të qeta të jetonim
por...një i bardhë dhe një e zezë
nuk bëhen gjë tjetër
veçse gri.
Grindavec ti duke u marë
me çdo hollësi
që mbushte zemrat tona
me hiç asgjë
kryeneçe unë
duke të shkuar gjithmonë
kundra
bërtisja si e marë
edhe kur nuk nxirrja zë.
Doja ah... sa tepër
ndoshta ti më shumë
e di që dhe lista jote
ngjan pak me mua
jemi aq të njëshëm
sa shpeshherë më mbyt
po s'kam
ç'të bëj se kaq shumë
të dua!!!!!