>
LETERSISHQIP

Të Urrej

Per cdo sekonde
te bere dysh me ty
e si mund ta besh copash
nje cast
pjesen me te vogel
per vete e mbaja
ti
kishe me shume nevoje
ne cdo rast.
Per cdo mendim
te thene
me shpirt
po si i fola aq gjate
erresires?
ajo te prek me gjemba
nuk ka dore
as gisht
dinte vetem te shiste endrra.
Per cdo mall
qe fliste
nen emrin tend
zgerdhire
dhimbjes sime...te tuat dhembe
per cdo premtim
Krishtat ne qafe
mi kryqezove
edhe kur shkelja veten time me kembe.
Per cdo here qe
te thashe te dua
dhe dot s'e kthej
as castin, premtimin
endrrat dhe deshirat
per mua
qe nuk dallova dot
njeriun
Te urrej!
per cdo lot te dale nga keta sy