>
LETERSISHQIP

Sepse Une Kështu Të Dua

Të të dua ia vlen
dhe atëherë kur nuk dua
më keq akoma kur them se s'të
mendja e trullosur
nuk më degjon më mua
edhe kur e godas me shkelma, i bërtas me zë.
Ia vlen të të shoh
dhe atëherë kur mall i them vetes
se nuk kam
po si mundem unë të duroj
kur vij vërdallë dhe prapë tek ty përplasem
si zogu në xham.