>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Dy Të Humbur

Mjafton një shenjë
sado e vogël qoftë,
që kokën ta kthej mbrapa
dhe drejt teje të vrapoj.

Ç'është kjo çmenduri
kjo ndarje e trishtë.
Duhemi shumë
por e flijojmë dashurinë.

Unë veproj sikur s'të dua,
ti as që më shikon,
dhe pse, përveç se bashkë,
asgjë të lumtur s'na bën.

Larg nga njëri- tjetri
vuajm' në fshehtësi.
Inati na bëri të huaj,
lumturisë nuk i dhamë rëndësi.