>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Grua E Lodhur

Nganjëherë nuk don
që të jesh grua,
nënë,
bijë e dikujt apo e martuar.

Koha për vetveten
e matur me pikatore,
konsumuar nga të tjerët,
pak grua e më shumë shërbëtore.

Nga pesha e përgjegjësive
gjithmonë ngarkuar e rënduar,
nganjëherë don t'jesh jetime
e për të tjerët t'jesh e huaj.