Elona Musaj
Net Pa Gjumë Iii
Edhe një natë
përsëri pa gjumë,
më s' i numëroj
se janë bër' shumë.
Mbretëresha e natës, errësira,
çdo gjë ka mbuluar,
nga një qetësi e rrejshme
ndihem e rrethuar.
Gjithçka rreth meje
përkundet në gjumë,
përveç frymës sime
s'ndihet asnjë zhurmë.
Paqja e dëshiruar,
mirazh duket sonte.
Sikur të vinte më shpejt agimi
nga ky ankth të më shpëtonte.
përsëri pa gjumë,
më s' i numëroj
se janë bër' shumë.
Mbretëresha e natës, errësira,
çdo gjë ka mbuluar,
nga një qetësi e rrejshme
ndihem e rrethuar.
Gjithçka rreth meje
përkundet në gjumë,
përveç frymës sime
s'ndihet asnjë zhurmë.
Paqja e dëshiruar,
mirazh duket sonte.
Sikur të vinte më shpejt agimi
nga ky ankth të më shpëtonte.
Komente 0