Elona Musaj
Një Lule Si Unë
Sytë, ndoshta, t’janë verbuar,
apo mjegull t’i ka zënë,
se për dore mban një tjetër
që s’ngjan fare me një Zanë.
Deri dje isha unë
e vetmja lule për ty,
çfarë të gjeti, mor i mjerë,
që tash ferrat jan’ tu t’pëlqy?
E nëse t’kthehet vetëdija,
mos guxo të vish tek unë —
s’jam më lulja e dikurshme,
në kanibale jam shartu.
apo mjegull t’i ka zënë,
se për dore mban një tjetër
që s’ngjan fare me një Zanë.
Deri dje isha unë
e vetmja lule për ty,
çfarë të gjeti, mor i mjerë,
që tash ferrat jan’ tu t’pëlqy?
E nëse t’kthehet vetëdija,
mos guxo të vish tek unë —
s’jam më lulja e dikurshme,
në kanibale jam shartu.
Komente 0