>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Empatia

Fillova t'mendoj për veten
por u ndjeva egoiste,
empatia që aq fort m'ndikon
m'u duk që s'më përkiste.

Kam jetuar një jet' të tërë
pa qenë kurr' kryefjala,
tjerët gjithmonë në maja
e un për to kujdestarja.

Tani m'duket si "krim"
për veten t'mendoj,
kur e vendos në plan t'parë
m'duket që tjerët i harroj...