>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Bijë E Shpresës

Kur s'provohesh nga jeta
humbet çdo siguri,
zhytesh n'errësirë pafund,
braktisur nga çdo shoqëri.

Pareshtur lutesh për një dritë
se ajo është bijë e shpresës,
si një engjëll mund të ngrejë lart
e t'i lehtësojë brengat e zemrës.