>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Forca E Dashurisë

Shërben një forcë e madhe
t'i rezistosh dashurisë,
kur ajo të djeg nga brenda
dhe t'konsumon si t'ishte bishë.

Nuk bëjnë punë as prangat
dhe as zinxhirët prej çeliku,
kur ajo këndon si sirenë
ty s'të dridhet qerpiku.

Mendja e ftohtë dhe racionale
të fton kot për kujdes,
kur zemra e zjarrtë dhe e çmendur
nuk pret dot deri n'mengjes.

DËRGOI: