Elona Musaj
I Pa Strehë
Qëndron n'qosh të rrugës
mbi një dyshek prej kartoni,
nën çatinë e një dyqani
e një mbulojë prej betoni.
Pa emër, pa strehë,
i vuajtur e pa fjalë,
duket si i vdekur
dhe pse frymon si i gjallë.
A thua çfar' mendon
kur njerëzit afër i kalojnë,
kur dalin nga dyqani
me çantat që peshojnë?
-"Zgjate një dorë të lutem
mos shiko i neveritur,
ndoshta dhe unë sikur ti,
dikur s'kam qenë i uritur"...
mbi një dyshek prej kartoni,
nën çatinë e një dyqani
e një mbulojë prej betoni.
Pa emër, pa strehë,
i vuajtur e pa fjalë,
duket si i vdekur
dhe pse frymon si i gjallë.
A thua çfar' mendon
kur njerëzit afër i kalojnë,
kur dalin nga dyqani
me çantat që peshojnë?
-"Zgjate një dorë të lutem
mos shiko i neveritur,
ndoshta dhe unë sikur ti,
dikur s'kam qenë i uritur"...
Komente 0