>
LETERSISHQIP

Iluzion

Ik tani!
Me ler ne perhumbjen time,
rrethuar me ndjenjat e fajit,
me dyshimin se Dashuria
eshte vetem nje utopi,
marreveshje ndijesish me kohen,
llamburitje monedhe kallp
nen driten e henes se zbehte.
Por ti ke te drejte!
Une jam gjithmon
me nje valixhe ne dore
per te ikur edhe nga vetja.
E vogel vetja,
perballjen braktis,
gelon frika ne deje te boshatisur.
Mbetem e burgosur ne mbreterine e Iluzionit,
ndertuar me aq kujdes nga une,
ne dite te rrezitura patjetersueshem
nga fryma e hyjte...

Më shumë nga Enkeleda Ristani