>
LETERSISHQIP

Mendim I Vontë

Ndonjehere me duket
sikur vetem ti di te dashurosh.
E cuditshme!
Brenda saj ti ben kerdine
e cdo sy haron te shoh c`sheh syri,
kridhet deshirueshem lakut tend,
e brenda fjales sheh edhe ate qe s`eshte
Ti magjistar i qenies femer,
asnjehere s`do ta kuptoj si ia ben,
e sikur fjalet qe thua te jene njesoj,
ja ku po ta them:
Nuk ka me budallaqe se nje grua,
nje grua qe do vet te mashtrohet,
qe ka nevoje te ndihet femer
ne gjinjte e flashkur...
Ti fluturon fjalen
dhe syri fsheh mendjen
shpirti gerrmuqet,
ne te katertat e ankthit
kaplon frika e memes ikje,
mengjesin e zbardhet ne mungese
e nata zezohet ne pisin e pendeve
te korbit qe s`mesoi kurre
kengen e bilbilit...

Më shumë nga Enkeleda Ristani