>
LETERSISHQIP

Meditim Për...

Vdekja asgje nuk eshte perball nje pritjeje
pritje per te kuptuar nese gjendesh mashtruar
nje bote ndertuar me shkopinj te thyeshem
megjithe artin e ndertimit...
Pritje qe vdekataret, keta frikes te panderqshem
te klithin dashurine, vetem kur ajo u gufon shpirtin,
e ndersa rrjedh ajo,
buzet mos ti ndalojne ta thone...
Kush do ta mohonte prekjen?!
Kete qenie perverse qe bashke me njeriun
u var kafsherisht ne dej...
Por cdo te ishte prekja levozhge
ndersa fryma nuk frynte deshiren nder buze,
pergjakjen e tyre ndersa presin drithshem
te shfaqej agimi me ndjesen e vonte?
Eh!Era fryn ku s`ka pengese
dhe dridh telat e nje kitare te haruar diku,
krijon padashje nje note te duhur,
ate pa te cilen sinfonia do te ishte e cale,
dhe kur hapsirat boshe permbyten nga tingujt,
zeri rikthehet rezonance shpirti,
lekund telat tashme belbezak,
duart mblidhen afer gjoksit
e ankthi terbohet ne te deshirten e prekjes
A nuk eshte nje mrekulli?
Pasketaj, le te vij edhe vdekja...

Më shumë nga Enkeleda Ristani