>
LETERSISHQIP

Mision

C`kerkoj ne honin e genjeshtert te fjales,
ndersa peshperij me fjalen
te verteten e dhimbjes
Shkronjezohet edhe melodia
e vales me kryenece,
ndersa prek
bregun e genjeshtert,
kinse te virgjer,
ne aq shume puthje dallgesh
Mbreteroj pa spekter boten time,
ate qe me ngushton
shpirtin cmendshem,
dalldisem fluturake
perseri fjaleve,
a thua se dita e nata
nuk do te ishin po njesoj
te hidhta, te boshta, genjeshtare...
Rris thonjte cdo dite,
me mendimin se do mund te mberthehem
nje jete,
delir i thithjes se nargjilese se dashurise,
e marr ne doza te vogla thithjeje,
me mbetet pak fryme per te cjerr ankthin,
dhe te klith, te klith pamundesine time lekure
ngjyre qe s`me shkon me asnje tipar,
ngjyre e lodhur, e perdale,
dal boje si te ishte shekullore perdorur,
ndoshta udhetare nga njera jete ne tjetren.
E une paskerkam nje mision:
Ta hedh perfundi,
me fjale qofte edhe te verteta
te pakten ne kete jete...

Më shumë nga Enkeleda Ristani