Rrugëzemra
Shpirtthirrjen e ndjek parreshtur si ëndërr,
Rrugëtoj përgjumshëm, symbyllur, pa frikë,
Pa e ndjerë e prek erën e të ftohtit të vërbër,
Pa mbrojtje dalim e lozim në të fortën dritë .
Drita vërbuese e mëngjeseve që agojnë,
Udhëndjekje e artë e shpirtit të dashuruar,
Fluska të qeta ajri nga thellësia pluskojnë,
Pa turbulluar kaltërsinë e qiellit të pasqyruar.
Shpirtrat lënë linjat e kristalta mbi pasqyrë,
Perla të ndritshme rrjedhin ujin e ngrohtë,
Me mijra fjalëzili hidhen përmbi fytyrë,
Buste të pathyer bëhemi, nga syri rrjedhin lot.
Por loti, shpirtin e dashuruar nuk e mposht dot!...

Më shumë nga Enxhi Krasniqi
- Tragjedi Të Kohëve Moderne
- Germim Ne Mendje
- Hyre Ne Boten Time
- Valët E Prushta
- Telefonata Qe Tronditi Themelet E Shpitrit
- Të Shkrirë Në Një
- Lëkundje Ritmike
- Ti Këpus Zinxhirët
- Këshillat E Nënën
- Shtrij Krahët E Valerizoj
- Pluskoj Me Butësi
- Pikniku Qe La Nje Kafshim Ne Gjoks
- Degjoje Thirrjen E Valixhes
- Dashuria Nuk Është Garë Vrapimi
- Arka E Urtësisë
- Gjakftohtësi
Komente 0