>
LETERSISHQIP
Esad Mekuli

Pranvera

Kaloi dimri, erdh' pranvera
me lulëzim.
Erdh' lejleku, dallëndyshja
fluturim.
Rritet bari, vishet pylli
me blerim.
Hapet zemra e fëmijëve
plot gëzim.
Dilni, dilni t' gjith' përjashta
pa përtim:
Mblidhni lule malit, fushës
me nxitim.
Po dhe një gje, o fëmijë
ti e di.
Librin kurrë mos e harro
për mësim.
Libri t'çon në jetë të lumtur,
përparim.
Dija është pranvera jote
e shpëtim.