>
LETERSISHQIP
Esad Mekuli

Shqiptari Kendon

Shekujt mbi ne
e në ne
e mbushen jeten plot vnere*-
qe pezm,
e zjarri kryengrites
nder zmerat tona m’u ngri,
qe njeriu mos te jete-njeri:
emri te na zhduket perhere.
Qeme-o njerez po robe;
pa buke, liri n’usdaje,
ne vatren tone
pa shtepi
ne plangun tone
argatare!
Qeme-
turq, dreqen me bishta,
qeme-raje
qe t’hiqet ne vargoj
te mjerimit
te perbuzur-shiftare**!
qeme…
por koha-lufte
sheron varret cdo dite:
mbas nates se erret
te shekujve-
hap krahet koha e re…
Po, jemi gjalle!
Dielli dhe per ne shnderit…