>
LETERSISHQIP
Fatmir Terziu

Shqiptaria

E di si rrëshqet mes vargjeve të mia. Tjetri
le ta ketë një slitë më tepër,
në udhët e tija,
ndërsa mundohem t’ia përcjell refrenin,
çdo ecejaku në tokë e çdo zogu në qiell.
Të tillë janë lumenjtë e ëndrrave të mia,
villasjet e pastra të vargjeve,
ku fle e zgjuar dashuria, që s’vonoi
frymëmarrja jote plot derte,
kjo dhembje që na deshi që na shqiptaroi.
Kapërcen me flatër mbi kaltërsi vetvetiu,
një zog i gazëm ky zog i trojeve tona,
është oksigjeni ynë e dashur zonja Terziu,
lutemi të na e mbaj fort me kthetra shqiponja.