Fatmir Terziu
Absurdin S’e Lan Asnjë Det
Pak farë nga ajo e hithrës na u ngjiz me vete
mendja e pranon vetminë si një format
s’ka misterie, ka truke, pavetëdije, indiferencë. Valë
që mbjellin pak det të rallë,
me shenja të altruizmit
trupi bindet për shkak e ngadalë,
me lirinë e absurdit.
Dielli është i zi mbrapa maskës lëbyrëse të hithrës
një shenjë, një lëngatë që i lë vend shtrëngatës
që mbrapa kurrizit të vet të zezë sterrë,
mbjell valën e fjalës
kur vetë dallga e lodhur e detit është shkumë e bardhë,
çfarë është fytyra ime e qeshur,
po çfarë është fytyra jote e vrarë vallë?
Farën e hithrës e kuptoj kur lexoj Andersenin
është truku kur liroi vëllezërit mjellma e tij e egër
dhimbja që mbiu nga tretja në poezinë e Azem Shkrelit
mbi gjethe të shkelura hithrash patjetër
është çlirimi i vetëm nga djegja e hithrës
duke e sakrifikuar veten në pavetëdijen e vjetër
krijohet një pëlhurë e lehtë për tu çliruar tinës
për ti (ri)kthyer ato në skutat e perëndive
si princesha e Andersenit kur u dha fund kotësive.
Duke iu shkepur farës së çastit ose domosdosë
e mbjellim padashje një qoshe hithre mes nesh
pastaj prapë kthehemi në gjurmët e ujqërve të vjetër,
kërkojmë dritë dielli mes resh,
të qenit është riciklim i të qenit,
me një dallgë tjetër kujtojmë dallgët e mëparshme
duke iu hakërruar fatit, farës së vet
në rrethin e mbyllur nga kjo farë hithre,
absurdin s’e lanë asnjë det.
1- Hans Christian Anderson krijoi një princeshë në historinë e tij, e quajti Mjellma e Egër. Ajo endi mantelet e saj me hithra për të liruar vëllezërit, që ishin kthyer në mjellma. Ajo mblodhi hithra dhe përdori këmbët e saj të zhveshur për të shkelë mbi ta duke i kthyer ato pastaj në rroba.
2- Azem Shkreli e trajtoi farën e hithrës tek "Nata e Papagajve’

Komente 0