Fatmir Terziu
Galiç Në Rrugë
Në qytetin që unë të dua. Fjala
nuk nxihet me ziftin që vodhën takat e tua,
mali ka gojë dhe flet,
thirrjet e gjata mbetën frymëdehje bulevardit
ku tuneli i gjatë tashmë rrugën nget,
zorr të bësh negociata mes mjegullave,
që shkasin mbi dhëmbët me kallaj të një lypësi,
tërhiq po munde puthjet zjarr të ëndërrave.
Në arkitekturën tënde të jetës,
është vetë qyteti ku unë të dua,
janë rrugët, godinat, janë sytë e tua,
një blanë e ngjyer,
një muskul i nderë,
shkel poshtë takave që gjuajnë,
sikletin e varrur në një gozhdë,
dhe ti përsëri më thuaj, nëse (s’)është e vërtetë,
unë dhe ti s’jemi një botë?
Jam në qytetin ku të dua. Format
planimetri skenike me të fshehtat e qiellit,
kufinj ku ndahen vitet,
varren në qafën tënde si rathë të vegjël,
musht adhurim që rritet,
të lutem më thuaj,
shpirti i njeriut a blihet?
Hijet janë në qytetin që të dua. Nata
ka shpallur tenderin e tyre,
mos llogaritni fytyrën e shkyer,
as pankartat që u bënë lavire të erës,
por djersën që u duhet për tu lyer,
bojaxhinjve të mesjetës.
Gjuha ime kujton shijen e qytetit ku të dua,
aromën e naftës që mbyti rrugët,
flokët që u vetëinternuan shkallareve,
në trazirën konkluzion,
ku përmbytet sokaku i halleve,
mbi kalldrëme të çara me errozion,
listat çapiten plot ankth,
presin mrekullinë që po afron.
Ky është qyteti ku të dua,
ku çdo gjë s’është në udhën e vet,
palosur nga latimi tutkun i erës,
takat zgjojnë atë që s’e ndërron dot askush,
nga fluturimet e zeza të shiut,
heshtja përpëlitet por s’flet,
jargavitet në të çarat e tullave,
historia kapakët pëlcet.
Në qytetin që të dua është zëri im,
edhe kur hesht, por edhe kur flas,
në dhomat e mbytura me tym,
trupi im ju nevojitet,
për aq kohë sa do të duhet,
që fati i njeriut duhet të ngjaj me bustet.
Në qytetin ku unë të dua,
unë nuk jam tifoz i dashurisë,
jam thirrur për Ju dhe Ti je thirrur për mua,
kemi një trup,
shkelim në një udhë,
edhe pse fatet për turp,
mbetën trukime galiç në rrugë.
Në qytetin që të dua. Shiu i lotëve
nuk parashikohet me plane letrash,
mbi bankën e kursimeve mendore,
galopon si ujë në zjarr,
të heq mes dy botëve,
kjo është vetëm për shkak se prapë
po lind marrëzia e idiotëve.
Në portën e qytetit, në të cilin unë të dua,
Rrapi i Moçëm ka nisur me kohë,
një kampionat me gurët e dheut,
kërkon ndihmë të zbulojë nga historia,
ditët kur Ti toka ime
u bëre dhuratë nga Perëndia.
nuk nxihet me ziftin që vodhën takat e tua,
mali ka gojë dhe flet,
thirrjet e gjata mbetën frymëdehje bulevardit
ku tuneli i gjatë tashmë rrugën nget,
zorr të bësh negociata mes mjegullave,
që shkasin mbi dhëmbët me kallaj të një lypësi,
tërhiq po munde puthjet zjarr të ëndërrave.
Në arkitekturën tënde të jetës,
është vetë qyteti ku unë të dua,
janë rrugët, godinat, janë sytë e tua,
një blanë e ngjyer,
një muskul i nderë,
shkel poshtë takave që gjuajnë,
sikletin e varrur në një gozhdë,
dhe ti përsëri më thuaj, nëse (s’)është e vërtetë,
unë dhe ti s’jemi një botë?
Jam në qytetin ku të dua. Format
planimetri skenike me të fshehtat e qiellit,
kufinj ku ndahen vitet,
varren në qafën tënde si rathë të vegjël,
musht adhurim që rritet,
të lutem më thuaj,
shpirti i njeriut a blihet?
Hijet janë në qytetin që të dua. Nata
ka shpallur tenderin e tyre,
mos llogaritni fytyrën e shkyer,
as pankartat që u bënë lavire të erës,
por djersën që u duhet për tu lyer,
bojaxhinjve të mesjetës.
Gjuha ime kujton shijen e qytetit ku të dua,
aromën e naftës që mbyti rrugët,
flokët që u vetëinternuan shkallareve,
në trazirën konkluzion,
ku përmbytet sokaku i halleve,
mbi kalldrëme të çara me errozion,
listat çapiten plot ankth,
presin mrekullinë që po afron.
Ky është qyteti ku të dua,
ku çdo gjë s’është në udhën e vet,
palosur nga latimi tutkun i erës,
takat zgjojnë atë që s’e ndërron dot askush,
nga fluturimet e zeza të shiut,
heshtja përpëlitet por s’flet,
jargavitet në të çarat e tullave,
historia kapakët pëlcet.
Në qytetin që të dua është zëri im,
edhe kur hesht, por edhe kur flas,
në dhomat e mbytura me tym,
trupi im ju nevojitet,
për aq kohë sa do të duhet,
që fati i njeriut duhet të ngjaj me bustet.
Në qytetin ku unë të dua,
unë nuk jam tifoz i dashurisë,
jam thirrur për Ju dhe Ti je thirrur për mua,
kemi një trup,
shkelim në një udhë,
edhe pse fatet për turp,
mbetën trukime galiç në rrugë.
Në qytetin që të dua. Shiu i lotëve
nuk parashikohet me plane letrash,
mbi bankën e kursimeve mendore,
galopon si ujë në zjarr,
të heq mes dy botëve,
kjo është vetëm për shkak se prapë
po lind marrëzia e idiotëve.
Në portën e qytetit, në të cilin unë të dua,
Rrapi i Moçëm ka nisur me kohë,
një kampionat me gurët e dheut,
kërkon ndihmë të zbulojë nga historia,
ditët kur Ti toka ime
u bëre dhuratë nga Perëndia.
Komente 0