>
LETERSISHQIP
Fatmir Terziu

Ikja

Dy dete fjetur në bonacë. Brigjet
lehnin netëve largësitë,
i ndjemë gjithë Termopilet. Thepin. Jonin
që mbeti një libër i hapur,
ku hynin e dilnin poezitë.
Na shihte Zoti,
fillimi s’ishte një fletë ku shkruhej vetëm
për nisje,
e bardha e ditës nxihej që në të gdhirë,
aty tek dera një vrimë kërciste,
dhe na i ngrinte sytë.
S’ishte porta jonë,
ajo nuk na shihte me një sy të tillë,
e dinim edhe portat kanë etje,
ndaj Zoti i lëshonte përditë për të pirë,
me të pinim edhe neve,
edhe dorëzonja erëmirë.
I dimë gjithë detet, i mësuam
edhe të dy tanët që flejnë në bonacë,
ikjen e harruam.