Fatmir Terziu
Ecja
Shtyp butonin e fuqisë të lidhesh me sistemin,
ndiqe ekranin dhe prit për hapësirën e zezë
me karakterë të bardhë ‘RMR’
që shfaqet në të majtë të ekranit kompjuterik,
dhe sheh zana të padukshme përrallash
sa të hapësh e mbyllësh sytë
a thua se qielli është bërë grusht
e shiti kaq lehtë ndërgjegjen e tij?
Po mbi kaplime të tjera butonshtypjesh
mbi hapësirë të pëllëmbës që përkëdhel ajrin
zana të padukshme përrallash
ta mjelin pandjeshëm fatin
kanë hedhur surratin e tyre të trukuar,
duke e zbardhur lëkurrën e nxirrë të ekranit,
këndët, qoshet, strofkat me hyrje enigmë,
nxjerrin kokën e tyre rutinë,
drejt një udhe që ecën kuturu,
një ecje që as vetë më s’e di,
shkon vetëm tym e pluhur i përtuar gri,
që lëpin zjarrin e heshtjes së vrarë.
Të gjithë ecin madje ecin pa u ndalë,
edhe butonat e fuqisë në këtë përrallë,
të ecësh është ecje, por edhe ëndrallë,
kur ecën ndoshta s’e ke idenë se shkon diku,
se të ecësh s’është e thënë asnjëherë vallë,
ke mbërritur si ‘mbret’ në ndonjë përrallë.
Kështu është edhe kur ecën me butonin e fuqisë,
nuk të ndihmon as dora e miqësisë,
që sillet rreth trupit tënd si rotullimi i Tokës,
thjesht të ecësh është diçka tjetër,
më mirë pa u nisur thirri kokës,
bëj ecjen e duhur, qoftë edhe një metër.

Komente 0