>
LETERSISHQIP
Fatmir Terziu

Mëngjesi I Së Shtunës

Mundohem të mos i shkel mëngjeset e mia,
këpucët i lëviz ngadalë e ngadalë,
e ndjej lëvizjen tekanjoze të syve,
mbi asfalt,
dridhen mëngjeset e vrullshme,
e di që Ti atje larg,
i shkel mëngjeset mbi guacka,
e i bën bunacë.
I ndjej kështu edhe mëngjeset e tua,
flladin ma përcjell plazma e huaj,
në amshim të ditës,
skicoj kryqin tim,
të sakrificës për mëngjesin e së shtunës,
ku çdo gjë është larg punës.