Fatmir Terziu
Sall Era I Çik Lehtë
Trëndafilin e shkelur përdhe s’e duan vajzat,
petalet e tij janë buzë pa dëshirë,
çarçafë të zhubrosur të nderë për t’u tharë,
arratisje prej bukurisë.
Sall era i çik lehtë,
suaza të melankolisë nën këmbë burri,
që shkel me forcën e syrit të vet,
trëndafilat e shkelur janë larg nga nuri,
i flak tutje era, askujt s’i vjen keq...
Trëndafilin mund ta shkelin me këmbë të gjithë, djem e pleq,
dhe buzët e tilla nuk janë buzë të një vashe,
janë kalke të përthyera lotësh mbi qelq,
të populluara me puthje padashje,
filiza të shkulur 14 shkurtesh,
me hije rënduese hutaqe.
Tek hepohet lulja ime hyjnore e Shën Valentinit,
udhëtimin e ndal në rini,
sjell nëpër memorje puthjen poshtë blinit,
dhe hapen para meje petale trëndafili...
Trëndafilin e shkelur përdhe s’e do askush,
pylli i mendimeve të njeriut bëhet flakë,
pas angështisë së petaleve të shuar
pluhuri e mbulon me fashë
puthjen e dashuruar.
Trëndafilin e shkelur përdhe s’e duan të dashuruarit
sall era i çik lehtë...
dhe shkund petalet e 14 Shkurtit,
s’ka Shën Valentinë të qetë.

Komente 0