Fatmir Terziu
Veza E ‘drejtësisë’
Vezën në mes të kufirit e thyem,
e asgjësuam,
me tytë, me qytë, me bajonetë
me armën automatike ‘Model 56’ në duart e ushtarit
të Republikës Popullore Socialiste.
Duke u ngritur në këmbë pas një kakarrisje,
e shterpëzuam pulën e trembur tek furriku,
u gëzuam se të paktën nuk e hëngri ‘armiku’.
Bëmë roje gjithë jetën
duke grisur shirrita nga trupi
rreth një ideje vigjilente që s’dihet nga fryu,
që herë tjetër pula të mos bënte vezë
e të mos i binte në dorë ‘komshiut’.
Ky ishte kufiri. Nga të katër anët me vëllain,
ishin armiq të betuar në vatrën tonë të cunguar,
gajaseshin të tjerët kur vlonin altoporlantët:
"Alarm! Alarm! Erdhën diversantët!"
Edhe kur na u dha mundësia të kishim vezën e pulëve tona,
gardhet i ngritëm për veten, për vëllain,
dhe si vigjilentë të betuar sup më sup si malet,
deri sa na u palos shpina,
aq sa vetë malet i rrëzuam i bëmë djerrina.
Mësuam nga dritaret e fshehta në orët e vona,
se mëkati ynë s’kishte kufi
por vazhdonim të besonim në forcat tona
të bënim përditë mijëra çmenduri.
I shkelëm më në fund kufinjtë,
pulat mbetën duke kakarisur udhëve,
ku u kishin shtruar biografitë...
... dhe ende tulaten mes ‘qetësisë’
duke pritur vezën e Drejtësisë

Komente 0