Fatmir Terziu
Për Hir Të Estetikës
Qethja më afron me kuptimin e gërshërës,
harroj që flokët e mi janë duke më rënë,
për hir të estetikës,
ia ngjesh sytë berberit. Pastaj
më duket se i lutem me sy pasqyrës
duke i bërë xhirro qelqit skaj më skaj
përtej frikës.
Mbuluar nga dritat, krehëri dhe mbulesa
poshtë në kufirin e errësirës
qarkullon djersa
një dhomë që prek parfumin
nëpër kokë më lexon dhjetëra kumtesa
për heshtjen, qetësinë, gjumin,
nga moria e leshrave të prera që i përpin fshesa
pranoj se vetëm qethja,
ka një vizion tjetër, jo aq sa nga brenda.
Ndoshta nga ngjashmëria me mua
dritaret mbushen me ndjenja
të fryra
bulëzojnë frymëra të kthyer në lëng
nën këtë hapësirë të mbushur shpirtra
i perceptoj ngjashmëritë
si në shkrim,
si në varg kur vetë të shkruarat, poezitë
po s'u qethën ngjajnë si ndonjë viktimë.
harroj që flokët e mi janë duke më rënë,
për hir të estetikës,
ia ngjesh sytë berberit. Pastaj
më duket se i lutem me sy pasqyrës
duke i bërë xhirro qelqit skaj më skaj
përtej frikës.
Mbuluar nga dritat, krehëri dhe mbulesa
poshtë në kufirin e errësirës
qarkullon djersa
një dhomë që prek parfumin
nëpër kokë më lexon dhjetëra kumtesa
për heshtjen, qetësinë, gjumin,
nga moria e leshrave të prera që i përpin fshesa
pranoj se vetëm qethja,
ka një vizion tjetër, jo aq sa nga brenda.
Ndoshta nga ngjashmëria me mua
dritaret mbushen me ndjenja
të fryra
bulëzojnë frymëra të kthyer në lëng
nën këtë hapësirë të mbushur shpirtra
i perceptoj ngjashmëritë
si në shkrim,
si në varg kur vetë të shkruarat, poezitë
po s'u qethën ngjajnë si ndonjë viktimë.
Komente 0