>
LETERSISHQIP

Metoda Lutjesh

Largpamësi hyn në curlat e festivalit
duke zëvendësuar brimat
dhe zëri i mbeti po ai. Largpamësi
i bie të njëjtit fyell
edhe pse na duket se ndryshe tingëllon në shi
e ndryshe në diell.
Unë nuk e njoh aq sa Ti,
ndaj po shfletoj këtë të diel,
as sa mund të më jepet vakti pa ndonjë vaki
i shkumëzuar
mbetem duke pritur
të mbaj mend atë që kam lexuar.
Ndryshe humbas në cicërrimën e zogjve
të parkut
ku pemët me push dihasin më shumë
të thithin dioksidin e karbonit të plakut
që ngre sytë,
sheh dhe mbushet me frymë në qiellin e hapur.

DËRGOI: