>
LETERSISHQIP

Thurrja E Nënës

Ka një varg që ende e thurr
dhe sa herë të shoh e rifilloj prapë,
por kot,
kam mbetur një fëmijë edhe pse jam sot burrë,
në sy më bëhet si një çorap
e nuk e mbaroj dot kurë.

O album bardhë e zi,
më thuaj ç'po ndodh me sytë e mi,
më duket se të pëlqen të më mbash fëmijë,
më thuaj, unë s'të mbaj mëri,
apo ke ndonjë tjetër porosi,
që ti e struk në atë fotografi?

Brenda teje ka një derë,
ajo derë ka dhe një çelës,
ai çelës është i këngës,
ajo këngë i troket erës,
era ia shpupurit flokët nënës.

Nëna zbret ëngjëll plotë nur
dhe në ëndërr nis e ma thurr…

DËRGOI: