Fatmir Terziu
Sonata E Mjegullës Londineze
Në sipërfaqe sfilojnë ciflat e shiut
dhe një ambient gri...
... prush-treten për një moment në takat e holla,
poshtë gjurmëve të tyre në asfalt,
rrëshqet manteli si sholla,
ditë e paqtë.
Para një dite me qiell blu të kthjellët,
vjeshtimi shtriqet i lodhur,
Londra është ftohur.
Dashuria me të qeshurat molis (linjat jashtë)
shenjë e ëmbël e premtuar,
valët gri i rrethojnë Big Benit xhamin,
qielli në sfond një ekran blu mëndafshi,
pasion i vjetër në krye të udhës,
shpërthen mbi Tamiz një dallgë afshi,
rrethqafimi i ujët...
Gjerbat derdhen pasion i kombinuar
kreshme të lehta, plot gjallëri,
(fjollë mjaltine)
dehet e gjallë mbi trokitje të egra,
dashuri e zjarrtë me buzë në shpërthime
syri rrotullues kaplon kohë të tjera,
hyn brenda çasteve intime.
Në sfond grimohet mbi sofrabeze
sonata e mjegullës londineze.
dhe një ambient gri...
... prush-treten për një moment në takat e holla,
poshtë gjurmëve të tyre në asfalt,
rrëshqet manteli si sholla,
ditë e paqtë.
Para një dite me qiell blu të kthjellët,
vjeshtimi shtriqet i lodhur,
Londra është ftohur.
Dashuria me të qeshurat molis (linjat jashtë)
shenjë e ëmbël e premtuar,
valët gri i rrethojnë Big Benit xhamin,
qielli në sfond një ekran blu mëndafshi,
pasion i vjetër në krye të udhës,
shpërthen mbi Tamiz një dallgë afshi,
rrethqafimi i ujët...
Gjerbat derdhen pasion i kombinuar
kreshme të lehta, plot gjallëri,
(fjollë mjaltine)
dehet e gjallë mbi trokitje të egra,
dashuri e zjarrtë me buzë në shpërthime
syri rrotullues kaplon kohë të tjera,
hyn brenda çasteve intime.
Në sfond grimohet mbi sofrabeze
sonata e mjegullës londineze.
Komente 0