>
LETERSISHQIP
Fatmir Terziu

Përpajnim

Nga rënia e lirë dhe ngritja e fryrë
nuk propagandojnë vetëm sytë.
Zhurmërat poshtë
britmat lart
janë si puna e lëshimit të brekëve
në paturpësinë e ngrehur si një fjalë
prapa xhamave ku reklama mban hajvanë
me sy të derdhur plumb në retinë
e ti pason,
ia kthen një shpinë dhe prej mundit
ulesh në sofrabezin që mbulon një tavolinë
sikur mendon për shpikjen e plumbit
përse nuk e propagandove më parë
fundja e fundit
gjërat e tilla janë vetëm në xham,
nga e para nuk mund të mbetet e Para
në një xham të ftohtë, dënesë
ngritje e ulje
në rajonin më të dendur të reve
që i errësojnë sytë më tutje
për një lutje
mbi formën më të grisur, përpajnim
kundërzë për grisje, lakuriqësi, zbutje,
në fjalën arnim.