Fatmir Terziu
Kulvithër
Dhe hyrjet në trungun e reve janë fat
i mirë dhe kaq,
nuk është zbërthyer ende misioni i tyre,
as prej mendjes,
as prej syve,
me gjysmë shansi nuk mund ti kapërcesh,
kungujt që varen poshtë lastarit të ngjyer
e verdhë?! Ku ta gjesh!
Si një lajm që gjerbon
e ndesh
pashësy, majëvesh, trungri,
a të qetëson? A të bën për të qesh
dhe kalon gjashtëdhjetë vite në ujni,
kërkon që ta gjesh
të palodhur në muzg,
thua: Punë resh!
Dhe lëshon sërrish një plug
veshkave që janë gati të lëshojnë një rrebesh
në atë kulm,
që s'ka as bark, as mitër,
shurrë e përzier me rum,
kulvithër.
E ti i gre sytë i nduk retë
kujton se ata janë pa halle me të vërtetë,
në një botë të zhurmshme,
të rreptë.
i mirë dhe kaq,
nuk është zbërthyer ende misioni i tyre,
as prej mendjes,
as prej syve,
me gjysmë shansi nuk mund ti kapërcesh,
kungujt që varen poshtë lastarit të ngjyer
e verdhë?! Ku ta gjesh!
Si një lajm që gjerbon
e ndesh
pashësy, majëvesh, trungri,
a të qetëson? A të bën për të qesh
dhe kalon gjashtëdhjetë vite në ujni,
kërkon që ta gjesh
të palodhur në muzg,
thua: Punë resh!
Dhe lëshon sërrish një plug
veshkave që janë gati të lëshojnë një rrebesh
në atë kulm,
që s'ka as bark, as mitër,
shurrë e përzier me rum,
kulvithër.
E ti i gre sytë i nduk retë
kujton se ata janë pa halle me të vërtetë,
në një botë të zhurmshme,
të rreptë.
Komente 0