>
LETERSISHQIP
Fatmir Terziu

Dashurisht

Në mos sot, patjetër sot, se vetëm sot,
lënda mbetet
në mos sot,
momentet bien si gjethet,
zverdhen,
heshten, struken, e në mos sot, patjetër sot,
se vetëm sot,
Ti flet për të djeshmen,
e ashtu i shëtit sytë nëpër Glob,
se gjithnjë ke vetëm të nesërmen,
në pilivesën e dromctë,
mbi buzëkarafil
më josh
të të zgjoj fill
ndërsa vetëm sot
sytë zhgarravisin një trill
ku shoh se jam qumështin tënd duke pirë
i zgjuar në faqen e parë të kalendarit
idil
duke grisur faqet e duke fryrë
mbi një cipal lëkure, me një bilbil
nga një dritare e hapur në dy kanate
me gjasa si Atdheu im.