>
LETERSISHQIP
Fatmir Terziu

Përrallë Nga E Votuara

"Unë jam i biri i botës!",
mbajeni vath në vesh
askush s’mi mbyll dyert e fjalës
askush s’ma kalon tek rrëfimi i përrallës.
Kjo është koha kur ta rrëfejnë
kjo është koha kur përrallat i kanë mbyllur brenda
kjo është koha kur të thonë:
na çelësat dhe hajde dëgjo përrallën tonë.
"Unë jam i biri i po…ës!",
si ndihesh kur dikush me erën e tij të parfumosur
të vret mundin dhe ëndrrën
kur dikush me duar të kërmës së vjedhur
ta rrëmben emrin plot finesë
si ndihesh, si ndihesh në atë rast,
kur në skenë të del një porllac.
Është thënë dhe prapë do ta them
që mbas votës,
të vijmë në kolltuqe jo siç kemi qenë:
ndryshe në sytë e botës,
tamam siç e kemi në gen,
sa më afër ndarjes së tortës
‘njerëz me mend (?!)’.
Se pasi ke marr votat për fat të keq,
përralla,
nga e votuara të tërheq.