Fatmir Terziu
Çast
Mes meje sillet vapa si një hije kasnece. Shtrydhet
ndjesia si një frut nga limonatështrydhësja,
askush s’të pyet për shijen tënde,
askush s’të paguan një freskuese të padashur,
vetëm shijohet reklama,
tjetra është sa për tu tallur,
shkurt, limonata… Mesdita nxjerr frymën e saj,
mbi një kornizë ku janë pikturuar fruta,
dhe gjoksi i zbuluar i një femre,
që shtrydh mes buzëve të saj të buta,
luleshtrydhe.
Në këtë çast më hypi zagushia. Vapa
hyri sa nga dera dhe nga çatia,
kjo vapë mitet i ka avulluar me kohë,
është mes meje vetëm ndjesia.
Me duart e mia zhvesha një mollë. Në fakt vegla rrjepëse
bëri punën e saj të hollë,
nga brenda e tulta u zhuzhat mes dhëmbëve të bardhë,
të lëkurtat u qasën tutje ngadalë,
binin mbi një poezi në letër,
ku shkruhej për një dardhë,
se dardha ka shije tjetër,
se dardha është më trupholla
tjetër frut është dardha, jo si molla,
se dardha është më e mishtë,
të bën lehtë për vete,
e unë u mbusha për çudi me trisht,
trupi mu bë zjarr nga poezia e jo nga vapa,
kur ndërmend më erdhën fjalët e një proverbe,
kujdes se dardha e ka bishtin mbrapa.

Komente 0