Fatmir Terziu
Mos Ma Harro Puthjen
U ngrite në mëngjes e dremitur në dhomën e gjumit
e çlirët më puthe sikur s’kishe puthur mashkull,
për Shën Valentinë e ke, më the, e kam për detyrë!
Dëshira jote qe shkruar në sy dhe në vetull.
Do doja, më the, puthjet ti mblidhte zemra ime
dhe dashurinë, dhe Shën Valentinët e tretur,
e të m’i bënte lule e unë të ti ktheja kundërmime
ta ktheja veç në jetë puthjen për vitet e mbetur.
Kam në gjoks një zemër që digjet dashurie
harroj vitet që na shkelën Shën Valentinët,
se kur puthja të sjell në çdo moshë ditë lumturie,
dashuria mbetet zjarr në të gjitha stinët.
Mos ma harro puthjen. Përditë e dua një të tillë.
Mos u skuq në faqe. Jeta ka një normë.
Kaq kisha, për Ty e dashur, në këtë Shën Valentin,
kjo është puthja e sinqertë që të sjell në formë.

Komente 0