>
LETERSISHQIP
Fatmir Terziu

Mesazhierët E Qiellit

Aty ishin ngjyrat para se të vihej në lëvizje reja
ishin shirrat, pastaj lumenjtë, ujërat, detrat
me ngjyrimin e tyre
kur lindën ylberat.

E me ikje-ardhjen e ndukur të viteve,
muajt mbetën duke numëruar gjatë
java i kishte brenda vetes të tillë
plotësonin numrin shtatë.

E në një linjë u ulën mesazhierët prapë,
si të thirrur enkas për darkë
emrat ne nuk ua ditëm
i quajtëm thjesht trumcakë.

Aty ishin ndoshta pa ardhur hiset,
ngjyrave në mendjet tona,
këta trumcakë që sot po degdisen
si ditët plot siklet të orëve të vona.

Miq, po jepet alarmi biologjik sot,
se ata nuk ishin thjesht zogj,
Ata cicëruan e ne hapëm sytë,
kur bota u ngrit në shtatë në ditë!